Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e “Atlantic Council 2026 Balkans Forward Fellows”, me të cilët ka biseduar për partneritetin që po thellohet në ekonomi, siguri dhe mbrojtje.

Kryeministri Kurti tha se aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur dhe se do të vazhdojmë ta forcojmë, mbi bazën e vlerave dhe orientimeve tona të përbashkëta.

“Gjatë mandatit të kaluar, kemi investuar afër gjysmë miliard euro vetëm në sisteme të armatimit, duke arritur një nivel të paprecedentë të partneritetit në fushën e mbrojtjes. Pjesa kryesore e prokurimeve është realizuar përmes programeve Foreign Military Sales (FMS) dhe Direct Commercial Sales (DCS)”, tha kryeministri Kurti.

Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar gjithashtu dislokimin e një kontingjenti të FSK-së si pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza.

Në takim po ashtu kryeministri Kurti ngritit edhe çështjen e zbulimit të varrezave masive në Zubin Potok dhe përsëri u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ushtrojnë presion më të madh ndaj Serbisë për deklasifikimin e dosjeve ushtarake të arkivuara dhe ofrimin e informacioneve lidhur me këto varreza.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram