By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije
September 27, 2025
Coq au vin, gjel në verë në stilin francez
September 27, 2025
Metamorfosi: Dy shqiptarë të plagosur, të përfshirë në përleshje në Kretë
September 27, 2025
Sekretari i RCC-së: Rajoni ynë, është pjesë integrale e stabilitetit
September 27, 2025
Qengj me rozmarinë dhe verë të kuqe
September 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pacientët vazhdojnë të përballen me lista të gjata të pritjes në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Pacientët vazhdojnë të përballen me lista të gjata të pritjes në QKUK
Shëndetësi

Pacientët vazhdojnë të përballen me lista të gjata të pritjes në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2023/02/07 at 11:37 AM
Kosova Times Published February 7, 2023
Share
SHARE

Pacientët që kërkojnë shërbime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vazhdojnë të përballen me lista të gjata të pritjes. Në disa prej klinikave janë me qindra dhe mijëra pacientë që presin për të kryer intervenime ose për të marrë shërbime diagnostike.

Drejtuesit e klinikave thanë për Radio Kosovën se të gjitha këto lista të gjata të pritjes vijnë si rezultat i mungesës se anesteziologëve.

Shumë pacientë në Kosovë detyrohen të presin me vite në lista të gjata të pritjes në pamundësi për të kryer shërbime brenda afatit kohor kur pacientët kanë nevojë.

Listat e pritjes në QKUK vazhdon t’i kryesojë Klinika e Kirurgjisë Vaskulare.

Drejtori i klinikës, Hajriz Rudari, tha për Radio Kosovën se në këtë njësi janë në pritje mbi 1500 pacientë për të kryer intervenimin e venave varikoze, ndërsa për intervenime të tjera nuk ka listë të pritjes, ka thënë Rudari.

“Për momentin nuk kemi anesteziologë të mjaftueshëm edhe nuk mund ta shpejtojmë listën e pritjes, sepse kemi patologji të tjera që janë me më prioritet më shumë se sa patologjia e venave, edhe për atë arsye këto i kemi për momentin sekondare. Po të kishim pasur anesteziologë, kjo listë skish me qenë, sepse kirurgë kemi mjaftueshëm, mungon vetëm anesteziologu”, tha ai.

Po ashtu listë të prijës ka edhe te Klinika e Syve në QKUK. Këtë e konfirmon Mentor Gorani, doktor që punon në këtë klinikë. Ai thotë se për operim të perdes së syrit (kataraktës) pacientët presin me muaj.

“Lista e pritjes te ne ekziston për operim të perdes së syrit (kataraktës)e cila është me një numër pak me të madh janë në pritje 1153 raste. Koha e pritjes është diku prej pesë deri gjashtë muaj për këtë operacion”, tha ai.

Lista e pritjes me muaj zgjat edhe për pacientët në Kirurgjinë Torakale. Kështu thotë drejtori i klinikës, Nazmi Kolgeci. Ai për Radio Kosovën thotë se lista e pritjes ka të bëjë më shumë me rastet e biopsive të kancerit të gjirit.

“Aktualisht lista e pritjes në Kirurgjinë Torakale është 10 muaj, për biopsi të gjirit presin rreth 500 veta në listë, por që shumica janë biopsi, ndërsa për kancerin e gjirit pacientet presin rreth një muaj. Ndërsa listë të pritjes për kancerin e mushkërive nuk ka, sepse këto i marrim me prioritet”, ka thënë Kolgeci.

Në Klinikën e Radiologjisë lista e pritjes për një rezonancë magnetike shkon deri në dhjetor të vitit 2023. Mirëpo, sipas drejtoreshës së Klinikës se Radiologjisë, Shkëndije Nuza, listat e pritjes shqyrtohen çdo muaj dhe pacientët mund të ftohen edhe më herët.

Në vazhdën e listave të pritjes hyn edhe Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve. Në këtë klinikë janë mbi 300 fëmijë të cilët presin t’u nënshtrohen intervenimeve të ndryshme, thotë drejtori i klinikës, Ardian Shefkiu.

You Might Also Like

Si të gatuhet mishi i zier në mënyrë që të jetë i shëndetshëm

Arrijnë 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinimi në tetor

MSH: 548 raste të reja me tuberkuloz në Kosovë gjatë vitit 2024

Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut

Sot mbahet `Race for the Cure Prishtina 2025`

Kosova Times February 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Detajet e tragjedisë afër Dubrovnikut: Nga përplasja e tmerrshme ka humbur jetën një fëmijë, të plagosur rëndë disa kosovarë

Kosova Times Kosova Times August 13, 2023
Kallas: Dialogu ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim
Biden njoftoi 8 miliardë dollarë për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës
Rashiq: Zgjedhjet në veri janë legale
Vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit pas tërmeteve në Turqi dhe Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?