Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i kërkoi Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse që prodhojnë naftë, duke pretenduar se sulmet ukrainase po kontribuojnë në rritjen e çmimeve të karburantit në tregun botëror.
Trump foli për këtë me gazetarët në Air Force One gjatë kthimit të tij nga Irlanda në Uashington.
“Problemi që kam me Ukrainën dhe Rusinë është se shumë nga nafta vjen (…) nga Rusia, dhe Ukraina po sulmon objektet ruse”, tha Trump.
“I kërkova Presidentit Zelenski të mos sulmonte fabrikat e naftës dhe rafineritë”, shtoi ai.

