Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Gjatë takimit, Haxhiu ka theksuar përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.
Vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësisë së bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin dhe miratimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.
Në fund të takimit, Haxhiu ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. 

