Monday, September 14, 2026
HomeLajmeWilson: Rusia dhe Vuçiqi po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit

Wilson: Rusia dhe Vuçiqi po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar Rusinë dhe, siç e quan ai, “shtetin e sigurisë të bashkëoptuar nga Vuçiqi”, se po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

“Tashmë, Rusia dhe aparati shtetëror i sigurisë, të cilin Vuçiqi e ka vënë nën kontroll, po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit. Po krijojnë llogari dhe identitete të rreme, përhapin propagandë, përdorin në mënyrë të paligjshme burimet shtetërore dhe po konsolidojnë të gjitha mediat nën kontrollin e shtetit. Por ne po i vëzhgojmë! Populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar ai në X.

Ai ka theksuar se populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram