Poeti Imer Hysa kujton me dhimbje poeten Flora Brovina, e cila sot nuk është më mes nesh. Fjalët e poetit sjellin kujtime, mall dhe dhimbjen e humbjes së një njeriu të shtrenjtë. Flora mbetet e gjallë në kujtime, në vargje dhe në zemrat e atyre që e njohën.
“Desha të ishte ëndërr ky lajm i trishtë që mora sot këtë mbasdite nga rrjetet sociale për ndarjen tuaj nga jeta doktoreshë, gazetare, poete dhe aktiste e shquar Flora Brovina.
Kam pas nderin e madh të takoj në shumë aktivitete letrare në Shqipëri, Kosovë, Itali etj.
Jam ndjerë njeriu me i lumtur kur ju si poete në takimin letrar “Esad Mekuli” zhvilluar në Prishtinë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në dhjetor të vitit 2024 më dhuruat çmimin letrar “Bardi II”.
Ndërsa sot kur marr këtë lajm të dhimbshëm të kujtoj me mall e trishtim.
U prehsh në paqe doktoreshë, aktiviste e shquar dhe poete Flora Brovina. Kontributi juaj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut e të grave ështê i veçantë dhe i madh.
Veçanërisht nuk do të harrohet kurrë kontributi juaj si themeluese e shoqatës së Grave “Lidhja e Gruas Shqiptare”.
Mirësinë buzëqeshjen dhe kujtimin për ju do ta ruaj përjetë.
I shpreh gushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që të njohën dhe të deshën mike e pa harruar Flora Brovina.
Familjarëve u dhëntë Zoti forcë për ta përballuar këtë dhimbje kaq të madhe.
Pushofsh në paqe.”, shkruan ai

