Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me ministren Fitore Pacolli, kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të forumit ndërkombëtar “Young Global Leaders”, i cili u mbajt në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi potencialin e Kosovës në fushën e kulturës dhe turizmit, si dhe për mundësitë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit dhe lidhjes me rrjete të ndryshme ndërkombëtare.
Ministrja Bogujevci ka vlerësuar se takime të këtij niveli përbëjnë gjithmonë një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e ideve e përvojave, si dhe për promovimin e Kosovës përtej kufijve të saj.

