Wednesday, September 16, 2026
HomeLajmeKosovëUdhëheqësit e UÇK dënohen në Hagë për krime lufte: Thaçi dhe Krasniqi...

Udhëheqësit e UÇK dënohen në Hagë për krime lufte: Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg secili, Veseli 18 dhe Selimi 13

Katër ish-udhëheqës e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan sot para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për krime lufte të kryera kundër të paktën 385 personave. Ky është një vendim i shkallës së parë në procedurat kundër tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi u shpall fajtor për pikën tre (arrestim dhe privim i paligjshëm ose arbitrar nga liria, si krim lufte), për trajtim mizor si krim lufte, për pikën 7 për torturë si krim lufte dhe për pikën 9 për vrasje si krim lufte.

Ai u lirua nga disa raste të krimeve të luftës, si dhe nga persekutimi, burgosja dhe krimet kundër njerëzimit.

Thaçi u dënua me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burgim, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim.I pandehuri i dytë, Jakup Krasniqi, u dënua me një dënim unik prej 25 vitesh.

I pandehuri i tretë, Kadri Veseli, u dënua me një dënim të vetëm prej 18 vitesh burgim. I pandehuri i katërt, Rexhep Selimi, u dënua me një dënim të vetëm prej 13 vitesh burgim.

Është një vendim i shkallës së parë në procedurat kundër tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Koha e kaluar në paraburgim përfshihet në dënim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram