Katër ish-udhëheqës e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan sot para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për krime lufte të kryera kundër të paktën 385 personave. Ky është një vendim i shkallës së parë në procedurat kundër tyre për krime lufte .
Thaçi u shpall fajtor për pikën tre (arrestim dhe privim i paligjshëm ose arbitrar nga liria, si krim lufte), për trajtim mizor si krim lufte, për pikën 7 për torturë si krim lufte dhe për pikën 9 për vrasje si krim lufte.
Thaçi u dënua me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burgim, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim.I pandehuri i dytë, Jakup Krasniqi, u dënua me një dënim unik prej 25 vitesh.
I pandehuri i tretë, Kadri Veseli, u dënua me një dënim të vetëm prej 18 vitesh burgim. I pandehuri i katërt, Rexhep Selimi, u dënua me një dënim të vetëm prej 13 vitesh burgim.
Është një vendim i shkallës së parë në procedurat kundër tyre për krime lufte . Koha e kaluar në paraburgim përfshihet në dënim.

