Wednesday, September 16, 2026
HomeLajmeKosovëBie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konstatuar se incidentet mbi të cilat bazohen akuzat për krime lufte, të cilat kanë ndodhur pas 20 qershorit 1999, nuk mund të cilësohen si krime lufte.

Kryegjykatësi Charles Smith, gjatë leximit të vendimit, tha se këto incidente kanë ndodhur pas përfundimit të konfliktit të armatosur ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe dhe në një periudhë kur, sipas trupit gjykues, normat përkatëse nuk zbatoheshin më ndaj personave në fjalë.

“Në vijim të këtij konstatimi, trupi gjykues arriti në përfundimin se incidentet mbi të cilat bazohen akuzat për krime lufte, të cilat filluan pas 20 qershorit 1999, pra pas përfundimit të konfliktit të armatosur midis UÇK-së dhe forcave serbe… dhe pasi normat nuk zbatoheshin më për personat në fjalë, nuk mund t’i cilësojmë si krime lufte”, tha Smith.

Gjykatësi Charles Smith po vazhdon të paraqesë konstatimet e trupit gjykues për krimet e pretenduara në aktakuzë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram