Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeKosovëKusari-Lila: Flora Brovina hapi rrugë atëherë kur dukej e pamundur

Kusari-Lila: Flora Brovina hapi rrugë atëherë kur dukej e pamundur

Mimoza Kusari-Lila ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Flora Brovinës, duke thënë se ajo krijoi dhe mishëroi modelin e gruas këmbëngulëse, profesioniste dhe atdhedashëse.

“Flora hapi rrugë atëherë kur dukej e pamundur të kishte udhë. Ajo krijoi dhe mishëroi modelin e gruas këmbëngulëse, profesioniste dhe atdhedashëse, që me qetësi, dinjitet dhe mençuri kontribuoi në jetën publike dhe në avancimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka bërë të ditur se sot, bashkë me bashkëpunëtorë nga Alternativa, ka bërë homazhe dhe i ka dhënë lamtumirën e fundit Brovinës.

“Angazhimin, punën, përkushtimin dhe vizionin e saj, Flora ia kushtoi Kosovës, popullit të saj dhe lirisë e pavarësisë sonë”, ka thënë Kusari-Lila.

“Sot, para arkëmortit të saj, u përkulëm me respekt dhe mirënjohje, të bindur se vepra dhe vizioni i Dr. Flora Brovinës do të jetojnë gjatë mes nesh dhe do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat që vijnë”, ka shkruar ajo. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram