By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bashkëpronarja e Miss Universe akuzohet për mashtrim, gjykata në Tajlandë lëshoi ​​një urdhër arresti për të
November 27, 2025
Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik
November 27, 2025
Nga UÇK te Ushtria e Kosovës: 28 Vite Rrugëtim dhe Transformim
November 27, 2025
Institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e viktimave të krimit
November 27, 2025
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel më 27 shkurt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel më 27 shkurt
Lajme

Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel më 27 shkurt

Kosova Times
Last updated: 2023/02/17 at 8:29 PM
Kosova Times Published February 17, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur për 27 shkurt takimin në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

BE-ja tha se në këtë takim, temë e diskutimit do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohen me liderët, dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët.

Kurti dhe Vuçiq nuk kanë zhvilluar takim në kuadër të dialogut të Brukselit që nga nëntori i vitit 2022.

Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

Palët kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik.

Megjithatë, në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Palët kanë synime të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale, që synohet të arrihet në këtë proces. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik

Nga UÇK te Ushtria e Kosovës: 28 Vite Rrugëtim dhe Transformim

Institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e viktimave të krimit

BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së

Kurti mirëpriti kryetarin e Unionit Europian të Shahut

Kosova Times February 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Parlamenti Europian voton për të shtrënguar kërkesat për hyrje pa viza në zonën Shengen

Kosova Times Kosova Times October 7, 2025
Luftëtarët ujgurë që luftuan masivisht në Siri njoftojnë për një përplasje të re: “Ne do të dëbojmë të pafetë kinezë”
Guvernatori i rajonit të Kurskut u trajnua në kampin ” Wagner”
“Lista e dëshirave të Vuçiqit për Kosovën dhe të njëjtat gënjeshtra të vjetra”: Analizë nga Instituti Robert Lansing
Kompania `Pastrimi`: Borxhlinjtë do të dërgohen në përmbarim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?