By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz: Kërkesa e Ukrainës për avionë luftarakë aktualisht nuk ka kuptim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Scholz: Kërkesa e Ukrainës për avionë luftarakë aktualisht nuk ka kuptim
Rajon / Botë

Scholz: Kërkesa e Ukrainës për avionë luftarakë aktualisht nuk ka kuptim

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 11:04 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Pyetja nëse Ukraina duhet të furnizohet me avionë luftarakë “aktualisht nuk ka kuptim”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë ku ai u pyet të adresonte thirrjet në rritje për fuqitë perëndimore që t’i japin Kievit avionë.

Në intervistën për televizionin publik gjerman, Scholz, që më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e shteteve të tjera në përmbushjen e kërkesave të Ukrainës justifikojnë vendimin e tij që të jetë në linjë të njëjtë me ta.

Më herët gjatë këtij muaji, Gjermania u pajtua që të dërgojë dhe të lejojë edhe shtetet e tjera që të dërgojnë tanke të rënda të prodhimit gjerman në Ukrainë, në mënyrë që forcat e Kievit të kryejnë ofensivë kundër forcave ruse në lindje të shtetit. Pavarësisht këtij vendimi, dërgesat e tankeve kanë qenë të ngadalshme për shkak se shtetet që janë zotuar se do të dërgojnë tanke kanë numër të kufizuar të tyre.

“Ndoshta ky është tregues se pse është e rëndësishme të koordinohemi me njëri-tjetrin, me Shtetet e Bashkuara për shembull, dhe të përgatisim këto vendime në mënyrë të kujdesshme që ato të funksionojnë”, tha ai.

Ukraina tani po kërkon avionë luftarakë, edhe pse Gjermania nuk ka asnjë avion F-16 që janë përmendur nga Kievi.

Duke folur një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Scholz tha se ka frikë se konflikti do të shndërrohet “në një luftë të gjatë”, por shtoi se Gjermania dhe Perëndimi do të mbështesin Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, eventualisht do të duhet ta kuptojë se qëllimet e luftës së tij, janë të paarritshme.

“Janë vetëm pak shtete që janë në anën e Rusisë”, tha ai.

Një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij do të dalë triumfues nga kjo luftë dhe u zotua se do të mbajë përgjegjës të gjithë ata që kanë sjellë luftën në territorin ukrainas.

You Might Also Like

Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant

Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital

Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve

Trump kërcënoi Muskun se do të përballet me pasoja të rënda nëse financon Demokratët

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbahet takimi për menaxhimin e zjarreve në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Protestohet në Gjakovë pas sulmit ndaj së moshuarës në Pejë
Copa pule si nga një restorant
Miratohet Projektligji për marrëveshjen e kredisë mbi 25 milionëshe mes Kosovës dhe Gjermanisë
ISH-anëtar i shërbimit sekret rus pretendon: “Rusia tashmë ka humbur”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?