/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë vijës bregdetare, në orët e pasdites priten shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-jug me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jugperëndim, luginave dhe maleve era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:


