Sunday, November 29, 2026
HomeLajmeSiguronin molotovë për protestën, arrestohet 29-vjeçarja, dy të tjerë në kërkim

Siguronin molotovë për protestën, arrestohet 29-vjeçarja, dy të tjerë në kërkim

Një 29-vjeçare është arrestuar dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se siguronin dhe shpërndanin mjete të kundërligjshme për t’u përdorur në akte të dhunshme gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë.

Operacioni policor i koduar “Distribution of Elements” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Qemal Stafa” u lokalizua dhe u ndalua një automjet tip “Fiat”, ku u arrestua në flagrancë shtetasja me inicialet F. P., 29 vjeçe.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 59 tuba metalikë, 17 kapsolla, 2 maska kundërgaz, veshje të ndryshme, doreza, maska, kapele, 2 aparate celularë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Sipas hetimeve paraprake, 29-vjeçarja dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasit I. M., 28 vjeç, dhe R. S., 39 vjeç, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim, furnizonin protestuesit me këto mjete me qëllim kryerjen e akteve të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Strukturat policore po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm dhe dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale të secilit.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Siguronin dhe furnizonin me sende të kundërligjshme pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar dje, me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e akteve të dhunshme, vihet në pranga një shtetase dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 59 tuba metalikë, kapsolla, maska kundragaz dhe sende të tjera.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për sigurimin dhe shpërndarjen e sendeve të kundërligjshme, me qëllim përdorimin e tyre gjatë protestës së datës 28 nëntor, finalizoi operacionin policor të koduar “DISTRIBUTION OF ELEMENTS”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja F. P., 29 vjeçe, e cila u lokalizua në rrugën “Qemal Stafa”, në një automjet tip “Fiat”.

Nga kontrolli i automjetit u gjetën dhe u sekuestruan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, 2 maska kundragaz, veshje të ndryshme, doreza, maska, kapele, 2 aparate celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 29-vjeçarja, në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, I. M., 28 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme, për t’ua vënë në dispozicion pjesëmarrësve në protestë, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram