Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e thellë për dhunën policore të ushtruar ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup, pamjet e së cilës janë bërë publike dhe kanë ngjallur reagim të fortë në opinionin publik.
“Dhuna policore ndaj dy te rinjve shqiptare ne Shkup meriton ndeshkim te ashper ligjor ndaj protagonisteve dhe reagim te fuqishem ne mbrojtje te te lirive themelore
Lajmet dhe sidomos imazhet e publikuara nga dhuna reale policore e ushtruar mbi dy te rinjtë shqiptarë në Shkup deshmojnë patologji individesh me veshje shtetërore. Qeveria e Maqedonise se Veriut jo vetëm duhet të ndjekë me përgjegjësi hetimin, jo vetëm duhet të ndëshkoje ligjërisht policët barbarë, por duhet të ushtrojë një përgjegjësi antiraciste, antishqiptare mes dy kombesive që formesojnv shtetësine e Maqedonisë së Veriut.
Kjo është përgjegjësi e madhe. Subjektet politike shqiptare, pvrfaqesuesit e lartë institucionale të shqiptarëve në këtë shtet, duhet ta mbajnë në axhendë kërtë rast të paprecedent.
Organizatat dhe të gjitha subjektet që merren me mbrojtjen e të drejtave te Njeriut, duhet të japin reagim dhe solidaritet te fuqishëm.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetareve Shqiptare

