Saturday, October 10, 2026
HomeLajmeKosovëSHKK parandalon futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në Burgun...

SHKK parandalon futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në Burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë në QK në Dubravë, zyrtarët korrektues theksohet se kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë.

“Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lidhur me këtë çështje është njoftuar Policia e Kosovës për trajtimin më tutje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram