By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Marrëveshja Kurti – Vuçiç e rrezikshme dhe lëshim i madh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Marrëveshja Kurti – Vuçiç e rrezikshme dhe lëshim i madh
Ballina 1Lajme

Abdixhiku: Marrëveshja Kurti – Vuçiç e rrezikshme dhe lëshim i madh

Kosova Times
Last updated: 2023/03/04 at 5:40 PM
Kosova Times Published March 4, 2023
Share
SHARE

Në kuadër të ciklit debutues e diskutues “LDK ju dëgjon”, si dhe me rastin e 33 vjetorit të themelimit të LDK-së në Gjilan, kryetari, Lumir Abdixhiku ka diskutuar më qytetarë e struktura të kësaj komune.

Kryetari Abdixhiku ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të LDK-së lidhur me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, duke e cilësuar si lëshimin më të madh dhe gabim historik në procesin e dialogut.

““Pa paragjykim ndaj statusit” – kështu nisë marrëveshja e Kurtit me Vuçiç. Ky formulim, në preambulë, neutral ndaj statusit, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut. Është barazim i refuzimit serb ndaj pavarësisë me vet aktin e shpalljes së pavarësisë. Madje edhe marrëveshja e fusnotës kishte referencë interpretimin e GjND-së ndaj pavarësisë sonë. Ky është një gabim historik. Ne pritëm një marrëveshje për njohje, ky na solli një që i vë dykuptimësi statusit politik të vendit tonë”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Ai po ashtu tha se kryeministri nuk ka folur asnjëherë për kapërcimin e trashëgimisë mbi të kaluarën. Ka folur gjithnjë për ballafaqimin e Serbisë me të kaluarën, por tashmë në këtë dokument ai pajtohet të tejkalojë trashëgiminë e së kaluarës.

“Dhe jo vetëm kaq. Me lehtësi të jashtëzakonshme ai u pajtua të tejkalojë trashëgiminë e së shkuarës me Serbinë. Nuk tejkalohet asnjë trashëgimi pa ballafaqim. Nuk kapërcehet trashëgimia e Serbisë në raport me Kosovën me dy rreshta në një marrëveshje”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Abdixhiku.

Ai e ka vlerësuar marrëveshjen të rrezikshme për vendin tonë.

“Në marrëveshjen me neutralitet ndaj statusit e me tejkalim të së kaluarës si vlerë, kryeministri i Kosovës i ka hapur dy dyer të rrezikshme për vendin. E para ka të bëjë me një organizim vetmenaxhues që është më shumë se Asociacion. E dyta ndërsa me Statusin Politik të Kishës Ortodokse Serbe. Shihni problemet në vendet fqinje për të kuptuar përmasën e këtij lëshimi”, ka thënë Abdixhiku.

Në Gjilan kryetari Abdixhiku dëgjoi nga afër për problemet e qytetarëve me të cilat po përballën përfshirë krizën ekonomike, rritjen e çmimeve dhe problemet tjera në shumë sektorë, si dhe prezantoi konkretisht idetë dhe alternativën se si duhet zgjidhen këto probleme. Cikli “LDK ju dëgjon” po vazhdon në secilin qytet dhe padyshim që zëri qytetar, problemet e sfidat e tyre do të adresohen në planin qeverisës së LDK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit

Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë

Rrëmbimi i serbit në kufi, Osmani: Dëshmi e qasjes hegjemoniste të Serbisë

Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës

Kosova Times March 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Negociatat Iran-SHBA ka të ngjarë të përfundojnë me marrëveshje, Izraeli i pakënaqur?

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Lavrov thotë se Moska është ‘gati’ për marrëveshjen me Ukrainën ndërsa Witkoff shkon në Moskë për raundin e ri të bisedimeve
Zelensky: “Partnerët tanë i kanë ndalur sanksionet kundër Rusisë dhe koha është kundër nesh; Rusia po ngadalësohet…”
Haradinaj premton ngritjen e buxhetit për mbrojtje në 4 për qind
Kievi dënon rezultatet e referendumeve të rreme ruse për aneksim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?