Tuesday, October 13, 2026
HomeLajmeKosovëKurti takon senatorët amerikanë, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme

Kurti takon senatorët amerikanë, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë senatoren amerikane Jeanne Shaheen dhe senatorin Dick Durbin, në një takim ku u diskutuan marrëdhëniet Kosovë–SHBA, siguria, anëtarësimi në NATO dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Kurti bëri të ditur se të dy senatorët e uruan për mandatin e ri qeverisës dhe zgjedhjen e presidents.

“Të dy senatorët, të cilët më uruan për mandatin e ri dhe zgjedhjen e presidentes, gjë që riktheu stabilitetin e plotë institucional në vend, kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme për Kosovën dhe kanë kontribuuar në forcimin e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Kurti në Facebook..

Ai ka kërkuar nga ta përkrahje për anëtarësimin në NATO, si dhe për shndërrimin e Bondsteel-it në bazë të përhershme ushtarake

“Paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shqetësuese janë veprimet e deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtja e hapur dhe e ndërsjellë midis ish presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq”, ka shkruar ai.

Në takim u diskutuan edhe reformat në arsim, procesi i vettingut në drejtësi dhe krijimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Përgjatë pesë vjetëve të fundit eksporti i shërbimeve të TIK-ut është pesëfishuar dhe aktualisht ky sektor përbën 6% të Bruto Produktit Vendor. Ekonomia jonë vazhdon të rritet me mbi 4%, ndërsa ky mandat qeverisës do të jetë i hekurudhave, digave, industrisë së mbrojtjes, e stadiumeve sportive drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram