Tuesday, October 13, 2026
HomeLajmeKosovëUlutash dhe Kılınç diskutojnë sigurinë në Kosovë

Ulutash dhe Kılınç diskutojnë sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar në shtabin e KFOR-it në Prishtinë me gjenerallejtënant Sebahattin Kılınç, shef i Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Gjeneralmajor Ulutash ka riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.

Në prag të transferimit të autoritetit, të planifikuar për 14 tetor, Ulutash ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Turqisë në misionin e KFOR-it dhe e ka falënderuar gjenerallejtënant Kılınç për mbështetjen e tij.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram