Thursday, October 15, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: Kuvendi do të angazhohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu: Kuvendi do të angazhohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për koordinimin e mbështetjes shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se edhe Kuvendi do të përfshihet në këtë angazhim institucional, duke paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të propozojë delegimin e një përfaqësuesi në këtë grup.

Ajo ka vlerësuar se aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e një strategjie të përbashkët shtetërore për fazën e Apelit.

Sipas Haxhiut, koordinimi ndërmjet institucioneve dhe mbështetja e plotë institucionale janë thelbësore për të kontribuar në një mbrojtje sa më të mirë të ish-krerëve të UÇK-së në procesin e Apelit.

Përmes këtij angazhimi, Kuvendi synon të japë kontributin e tij institucional në koordinimin e përpjekjeve shtetërore lidhur me këtë proces.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram