Friday, October 16, 2026
HomeLajmeVijojnë protestat e nxënësve dhe studentëve në rrethe, tensione në Lezhë

Vijojnë protestat e nxënësve dhe studentëve në rrethe, tensione në Lezhë

tsh

Nxënësit dhe studentët vijojnë edhe sot protestat në disa qytete të vendit, duke bojkotuar procesin mësimor dhe duke dalë në rrugë. Në Lezhë janë regjistruar tensione dhe dëmtime të pronës publike, ndërsa në Shkodër ka nisur marshimi i të rinjve. Në Universitetin e Vlorës vijon bojkoti i mësimit.

Në Lezhë, një pjesë e nxënësve, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë braktisur procesin mësimor dhe kanë dalë në protestë. Sipas raportimit të gazetarit Elvis Hila për RTSH-në, situata është tensionuar kur protestuesit kanë kërkuar të hyjnë në sheshin para Bashkisë së Lezhës, duke u përballur me forcat e Policisë.

Gjatë protestës janë raportuar gjithashtu dëmtime të tabelave dhe kangjellave përgjatë rrugëve, si dhe thyerje të xhamave të disa shkollave. Policia ka shtuar praninë në qytet dhe ka rrethuar disa institucione kryesore. Gjithashtu, një i ri është shoqëruar nga uniformat blu.

Ndërkohë, në Shkodër ka nisur marshimi i të rinjve, i cili po shoqërohet nga forca të shumta policore. Protestuesit u kanë bërë thirrje studentëve që t’i bashkohen bojkotit masiv të procesit mësimor.

Edhe në Vlorë vijon bojkoti në universitet. Një pjesë e studentëve janë mbledhur nëpër auditore, në pritje të orës së përcaktuar për t’u organizuar dhe për të nisur protestën e ditës së sotme.

Protestat vijojnë në disa qytete të vendit, ndërsa situata në terren po shoqërohet me masa të shtuara sigurie nga policia.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram