Friday, October 16, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu dhe Forumi Ekonomik i Grave diskutojnë për fuqizimin ekonomik të grave

Haxhiu dhe Forumi Ekonomik i Grave diskutojnë për fuqizimin ekonomik të grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, ku në fokus ishte avancimi i politikave për fuqizimin ekonomik të grave dhe promovimi i barazisë gjinore.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Forumit dhe Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë në përmirësimin e politikave legjislative që synojnë rritjen e rolit të grave në ekonomi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu bëri të ditur se bashkëpunimi ndërinstitucional është një nga çështjet e trajtuara gjatë këtij takimi.

“Sot prita në takim delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, me të cilat diskutuam për hapat ndërinstitucionalë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave nga perspektiva e barazisë gjinore”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo gjithashtu e ka uruar Forumin Ekonomik të Grave për dhjetëvjetorin e themelimit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në çështjet me interes të përbashkët.

Haxhiu vlerësoi se përvoja dhe ekspertiza e Forumit mund të shërbejnë si mbështetje për punën parlamentare, veçanërisht përmes trajnimeve për deputetët dhe kontributit në punën e komisioneve parlamentare.

Takimi synon të forcojë bashkëpunimin në hartimin dhe avancimin e politikave që mbështesin fuqizimin ekonomik të grave dhe barazinë gjinore në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram