By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të bëjë një vizitë ‘krejtësisht të papritur’ në Kinë këtë javë
August 27, 2025
Vdes një person në vetaksident në rrugën Prishtinë – Pejë
August 27, 2025
Troccaz takon Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn për zhvillimet në Kosovë
August 27, 2025
1 i vdekur, 6 të plagosur pasi personi i armatosur hapi zjarr në trotuar: ‘E neveritshme dhe e papranueshme’
August 27, 2025
Presidenti Trump, Sabrina Carpenter, Patrick Mahomes dhe personazhe të tjerë të famshëm reagojnë ndaj fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce
August 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Granatimet ruse vrasin civilë ukrainas gjatë luftimeve në lindje të vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Granatimet ruse vrasin civilë ukrainas gjatë luftimeve në lindje të vendit
Rajon / Botë

Granatimet ruse vrasin civilë ukrainas gjatë luftimeve në lindje të vendit

Kosova Times
Last updated: 2023/03/17 at 12:24 PM
Kosova Times Published March 17, 2023
Share
SHARE

Sulmet ruse ndaj vendbanimeve ukrainase lanë civilë të vrarë, teksa ushtria ukrainase tha se zmbrapsi me sukses një seri sulmesh të reja ruse në qytetin e Bahmutit dhe zonat përreth rajonit lindor të Donjeckut, gjatë 17 marsit.

Ndërkohë, në jug, administrata ushtarake e rajonit raportoi se qyteti i Khersonit iu nënshtrua sërish granatimeve të forta nga ushtria ruse.

Guvernatori i rajonit të Donjeckut, Pavlo Kirylenko, tha se dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë 16 marsit.

“Më 16 mars, rusët vranë dy banorë të rajonit të Donjeckut: në Toretsk dhe në fshatin Krasnohorivka. Tetë persona të tjerë u plagosën në këtë rajon”, shkroi Kirylenko në Telegram.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se trupat ruse kryen më shumë se 70 sulme gjatë ditës së enjte në rajonin lindor të vendit.

Përveç Bakmutit, ushtria ukrainase tha se forcat ruse kryen sulme në Liman, Avdivka, Marinka dhe Shaktarsk, të gjitha vendbanime në rajonin e Donjeckut.

Sipas tyre, forcat ruse kryen pesë sulme me raketa dhe 18 sulme ajrore, dhe dhjetëra sulme nga sistemet raketore.

Qyteti jugor Kherson u bombardua 13 herë në 24 orë, tha guvernatori ushtarak i rajonit, Oleksandr Prokudin. Ai tha se i gjithë rajoni i Khersonit pësoi 76 sulme nga forcat ruse.

Forcat ukrainase çliruan qytetin Kherson në nëntor, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen në bregun e majtë. Që atëherë, trupat ruse kanë bombarduar vazhdimisht këtë qytet dhe pjesë të tjera të rajonit nën kontrollin ukrainas, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta civile dhe dëmtime të vazhdueshme mbi infrastrukturën energjetike, duke lënë zona të mëdha pa energji elektrike gjatë muajve të dimrit.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët, pavarësisht provave të shumta që vërtetojnë të kundërtën.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi aleatëve të Ukrainës të përshpejtojnë dërgesat e armëve, duke paralajmëruar se vonesat maten me jetë humbura të njerëzve në fushëbetejë.

“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në front”, tha Kuleba në një intervistë për BBC-në Kiev.

You Might Also Like

Putin do të bëjë një vizitë ‘krejtësisht të papritur’ në Kinë këtë javë

1 i vdekur, 6 të plagosur pasi personi i armatosur hapi zjarr në trotuar: ‘E neveritshme dhe e papranueshme’

Ukrainas: Shpërtheu tubacioni kryesor i naftës që furnizon Moskën. Rusia: Ne sulmuam një nënstacion kyç

SHBA-të shtyjnë përsëri sanksionet kundër firmës serbe të naftës

Ministri turk tejkalon shpejtësinë në autostradë. Ai dëgjoi popullore dhe fjalimet e Erdoganit

Kosova Times March 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ata qe duan ta copetojne BH i shkruajne leter Trump-it!

Kosova Times Kosova Times March 14, 2025
AUV ndalon shitjen e bulmetit e shpezëve në Ferizaj
Në Krime, një video në lidhje me kundërsulmin e Ukrainës u shfaq në televizion
Biden do t’i kërkojë Kongresit 100 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën
Incidenti me Osmanin, ngritet kallëzim penal ndaj sigurimit të Afrim Gashit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?