Monday, November 2, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Afrimi e Fahriu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës

Kurti: Afrimi e Fahriu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me presidenten Justina Shiroka Pula, ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre.

Në një postim në Facebook, Kurti ka kujtuar sakrificën e dy veprimtarëve, të cilët ranë heroikisht në vitin 1989, gjatë një përballjeje të armatosur me forcat serbo-jugosllave.

“Në vitin 1989 i kishim Afrimin e Fahriun, e pesë vjet para tyre, në mes të viteve të 80-ta, e kishim Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Ishin këto përballje në të cilat rënia heroike e veprimtarëve intelektualë dhe patriotëve idealistë, bëhej ngritje e vetëdijes dhe e organizimit të shqiptarëve. Ishte kjo dekada kur shqiptarët nën ish-Jugosllavi, përbënin 1/8 e popullsisë së gjithmbarshme, por rreth 80 për qind të të gjithë ish të burgosurve politikë ishin shqiptarë”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës, lirinë e popullit dhe përparimin e tij.

Kryeministri ka theksuar se përkushtimi ndaj idealeve të dëshmorëve vazhdon përmes forcimit të shtetit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, zhvillimit ekonomik dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Duke lartësuar Republikën dhe kombin tonë, duke mbrojtur integritetin territorial, duke ruajtur sovranitetin shtetëror, duke rritur ekonominë dhe forcuar ushtrinë, duke ju shërbyer qytetarëve e shoqërisë, ne ju përmbahemi idealeve të dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram