Wednesday, November 4, 2026
HomeGjeopolitikOpinionMbikëqyrja e prokurorive: Hap drejt llogaridhënies apo rrezik për pavarësinë e prokurorëve?

Mbikëqyrja e prokurorive: Hap drejt llogaridhënies apo rrezik për pavarësinë e prokurorëve?

Kosovatimes

Një hap i mirë dhe për tu vlerësuar ka qenë  vendimi për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore në vend, edhe pse mund te kete dilema. Është hera e parë që kreu i një institucioni  të merrë përgjegjësi të lartë ndryshe nga të tjerët, ku idea për krijimin e kontrollit të lartë të institucioneve kishte munguar  dhe nuk ka pasur  as vullnet. Aq më tepër  ku perceptimi publik dhe raportet ndërkombëtare (si ai i OSBE-së, KE theksojnë se neglizhenca, zvarritjet e qëllimshme dhe mungesa e llogaridhënies kanë zbehur besimin te sistemi i drejtësisë, ky vendim i Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, merr një kuptim krejt tjetër. Në këtë realitet, komunikata nuk lexohet thjesht si një reformë administrative, por si një ndërhyrje emergjente për të ndalur “amnistinë pasive” që vjen nga mosveprimi. Kur thuhet se institucionet janë zbehur nga keqpërdorimet, ky vendim i Zyrës së Kryeprokurorit tregon se strukturat ekzistuese të kontrollit kanë dështuar. Andaj nuk befason fakti që  kjo nismë del nga një institucion i cili ka qenë në shënjestër të abuzimeve, keqpërdorimeve dhe neglizhencës. Ky vendim mund të analizohet përmes dy këndvështrimeve kryesore: efektit pozitiv në menaxhimin institucional dhe rrezikut potencial për ndërhyrje në pavarësinë e prokurorëve. Në Kosovë, një nga format më të shpeshta të keqpërdorimit ose neglizhencës është lënia e lëndëve në sirtar derisa atyre t’u kalojë afati ligjor (parashkrimi). Monitorimi i “lëndëve të vjetra” është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të goditur këtë sabotim të heshtur të drejtësisë. Ky hap vjen në një periudhë kur sistemi prokurorial është nën presion të jashtëzakonshëm kritik për neglizhencë fatale — siç ishte rasti tragjik i fundit i Arlinda Zekajt, ku dështimi i prokuroreve për të vepruar ndaj ankesave të viktimës çoi në pezullimin e tyre. Në terma të përgjithshëm, ky vendim paraqet një përpjekje për të adresuar problemet kronike të sistemit prokurorial, siç janë grumbullimi i lëndëve të vjetra dhe mungesa e efikasitetit. Nga pikëpamja administrative dhe menaxhuese, ky vendim vlerësohet si një hap i domosdoshëm për të përmirësuar performancën e sistemit: Monitorimi specifik i lëndëve me prioritet dhe atyre të vjetra mund të përshpejtojë proceset gjyqësore që shpesh zvarriten për vite me radhë. Në shumë sisteme prokuroriale, prokurori të ndryshme aplikojnë standarde të ndryshme për raste të ngjashme. Vendosja e udhëzimeve unike rrit parashikueshmërinë dhe sigurinë juridike për qytetarët. Prania e prokurorëve mbikëqyrës në kolegjiume mundëson që problemet logjistike, burimore apo ligjore të raportohen më shpejt direkt te Kryeprokurori i Shtetit. Suksesi apo dështimi i këtij vendimi nuk qëndron te teksti i komunikatës, por tezbatimi praktik.  janë gjithmonë thikë me dy teha:

Nëse ky mekanizëm përdoret thjesht për mbështetje logjistike dhe administrative, ai do të rrisë efikasitetin duke detyruar prokurorët përtacë ose të korruptuar që të japin llogari pse një lëndë korrupsioni apo krimi të organizuar nuk po lëviz prej vitesh. Do t’u hiqet komoditeti i fshehjes pas “pavarësisë”.

Por nëse përdoret si mjet kontrolli mbi përmbajtjen e rasteve dhe hetimeve specifike, ai mund të dëmtojë rëndë pavarësinë funksionale të prokurorëve. Në një sistem ideal, ky vendim do të ishte i tepërt sepse çdo prokuror do të kryente punën e vet me integritet. Por në Kosovë, ku neglizhenca është përdorur shpesh si mjet për t’i shpëtuar personat me ndikim nga dënimi, një masë e tillë centralizuese mund të jetë një “e keqe e domosdoshme” në afat të shkurtër për të zgjuar prokuroritë nga gjumi.

Nëse ky mekanizëm arrin ti jap fund rehatisë së prokurorëveqë i lënë lëndët në sirtar dhe rrit efikasitetin dhe i detyron prokurorët përtacë ose të korruptuar të japin llogari duhet pershendetur dhe mbeshtetur shume.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram