Sunday, November 8, 2026
HomeLajmeKosovëProtestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Edhe sot, qytetarë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile po protestojnë, për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet e vendit për dështimin në mbrojtjen e jetës së saj. Kësaj radhe, protesta në Prishtinë është paralajmëruar si protestë gjithëkombëtare, me thirrjen që qytetarët t`i bashkohen marshit nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Protestuesit janë mbledhur te Katedralja “Nënë Tereza”, duke mbajtur pankarta me mesazhe kundër dhunës ndaj grave dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

“Refuzojmë të nënshtrohemi!”, “A ka shtet për gratë?”, “Siguria e grave është përgjegjësi shtetërore!” dhe “Patriarkati po na merr frymën, shteti po na merr jetën”, janë disa nga mesazhet që shihen në pankartat e protestuesve.

Në mesin e pankartave është edhe mesazhi: “Sot, nesër a çdo ditë, për drejtësi kemi me u ngritë!”, përmes të cilit protestuesit shprehin kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn.

Organizatorët kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe shpalljen e femicidit si urgjencë kombëtare. Para se të vritej, Arlinda Zekaj u ishte drejtuar institucioneve për mbrojtje, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram