Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti do të marrë pjesë edhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Gjatë vizitës, në margjinat e Forumit, kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.
Ai do të zhvillojë takime edhe me personalitete të njohura nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.

