Monday, November 9, 2026
HomeLajmeKosovëGreva e punëtorëve të Infrakosit ndal qarkullimin e trenave në Kosovë

Greva e punëtorëve të Infrakosit ndal qarkullimin e trenave në Kosovë

Qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas është ndërprerë sot si pasojë e grevës së punëtorëve të ndërmarrjes publike Infrakos.

Kërkesa kryesore është indeksimi i pagave, ndërsa punëtorët kërkojnë edhe rritjen e pagesës për shujtë dhe kompensimin retroaktiv për tre muajt e fundit.

Sindikalistët kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi me shkrim nga Bordi për plotësimin e kërkesave të tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram