Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e pishinës gjysmëolimpike në Podujevë, një investim në vlerë prej 4 milionë eurosh.
Sipas tij, ky projekt do të krijojë kushte më të mira për sportistët, të rinjtë dhe qytetarët e Podujevës.
“Zhvillimi i infrastrukturës sportive mbetet një nga prioritetet tona, me synimin që çdo komunë të ketë hapësira moderne dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe disiplinave të ndryshme sportive”, ka shkruar Gashani.
Ministri ka theksuar se po vazhdojnë punën me përkushtim dhe vendosmëri.
“Pak kohë më parë kemi thënë se po punojmë me vullnet, me energji, me kujdes, me vendosmëri, pa zhurmë, pa britma, pa ankesa. I qëndrojmë kësaj! Deri në fund!”, ka shkruar ai.

