Wednesday, November 18, 2026
HomeLajmeKosovëInspektorati i Punës: Të ndërpritet puna në kushte të rrezikshme nga erërat...

Inspektorati i Punës: Të ndërpritet puna në kushte të rrezikshme nga erërat e forta

Punëdhënësit duhet të ndërmarrin masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve dhe të mos lejojnë punën në kushte që paraqesin rrezik për shkak të erërave të forta, ka apeluar Inspektorati Qendror i Punës.

Thirrja vjen pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për erëra të forta gjatë ditës së nesërme.

Inspektorati ka kërkuar kujdes të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë dhe në veprimtaritë që zhvillohen në ambiente të hapura, sidomos gjatë punëve në lartësi, në skele dhe në kulme.

Punëdhënësve u është bërë thirrje që të mos lejojnë zhvillimin e aktiviteteve kur kushtet atmosferike rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

“Siguria dhe shëndeti i punëtorëve duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram