Friday, November 20, 2026
HomeKulturëOpera e Kosovës shënon pesëvjetorin e themelimit me koncert jubilar

Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin e themelimit me koncert jubilar

Opera e Kosovës ka shënuar pesëvjetorin e themelimit me një koncert jubilar, ku performuan sopranoja Elbenita Kajtazi dhe Orkestra e Operës së Kosovës, nën dirigjimin e maestros Carlo Goldstein.

Për koncertin ka shkruar edhe Saranda Bogujevci Ministrie e Kulturës dhe Turizmit, e cila e ka vlerësuar këtë mbrëmje si dëshmi të nivelit të artistëve dhe potencialit të muzikës operistike në Kosovë.

“Interpretimi i tyre e bëri këtë mbrëmje të veçantë, duke dëshmuar nivelin e artistëve tanë dhe potencialin që ka muzika operistike në Kosovë”, ka shkruar Bogujevci.

Ajo ka theksuar se Opera e Kosovës tashmë është pjesë e rëndësishme e skenës kulturore, duke krijuar hapësirë për zhvillimin e artit operistik dhe prezantimin e artistëve vendorë.

Bogujevci ka ritheksuar se do të vazhdojnë investimet në zhvillimin e Operës, krijimin e kushteve më të mira të punës dhe hapjen e mundësive të reja për artistët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram