By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonia e Veriut do ta ndalojë antivirusin rus Kaspersky “kur këtë ta bëjë BE-ja”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Maqedonia e Veriut do ta ndalojë antivirusin rus Kaspersky “kur këtë ta bëjë BE-ja”
Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut do ta ndalojë antivirusin rus Kaspersky “kur këtë ta bëjë BE-ja”

Kosova Times
Last updated: 2023/04/13 at 3:32 PM
Kosova Times Published April 13, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka thënë se do ta ndalojë përdorimin e antivirusit të prodhimit rus, Kapersky, kur të miratohet ndonjë masë specifike apo të ndalohet përdorimi i tij nga Bashkimi Evropian, ndërsa shtoi se Maqedonia e Veriut i zbaton të gjitha masat kufizuese në lidhje me Rusinë.

Më parë, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se softueri rus përdoret në institucione shtetërore, megjithëse është në “listën e zezë” në shumë vende.

Kur Bashkimi Evropian ta ndalojë softuerin rus antivirus Kaspersky, atëherë edhe Maqedonia e Veriut “do të marrë masa adekuate në nivel kombëtar” lidhur me përdorimin e sistemit të mbrojtjes së softuerëve, thuhet në një përgjigje të qeverisë maqedonase.

Reagimi i qeverisë maqedonase vjen pas një hulumtimi të Radios Evropa e Lirë që tregonte se shumë institucione maqedonase përdorin shërbimet e kompanie ruse që është në “listën e zezë”.

Sipas të dhënave nga Byroja e Prokurimeve Publike të Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, kompleksi i klinikave shëndetësore shtetërore, gjykatat dhe shumë komuna e institucione tjera përdorim shërbimet e antivirusit rus Kaspersky.

Kjo ka ngritur shqetësimet mbi sigurinë e kompjuterëve në këto institucione.

“Maqedonia e Veriut zbaton të gjitha masat kufizuese të BE-së në lidhje me Rusinë dhe kur të miratohet një masë specifike ose ndalim i përdorimit të Kaspersky në nivel të BE-së, do të merren masat e duhura”, thuhet në përgjigjen e qeverisë maqedonase për Radion Evropa e Lirë.

Në përgjigjen e Qeverisë thuhet se edhe pse nuk ka asnjë ndalim apo rregullore brenda BE-së apo NATO-s për përdorimin e Kasperskyt, diskutimet janë duke vazhduar në nivel të BE-së, NATO-s dhe SHBA-së për këtë çështje.

Sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë, programi antivirus i prodhuesit rus, Kaspersky, përdoret në më shumë se 50 institucione të Bosnjë e Hercegovinës, përfshirë Presidencën, Këshillin e Ministrave, Forcat e Armatosura dhe Agjencinë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA).

Të dhënat e Prokurimeve Publike të Serbisë, tregojnë se 14 institucione të këtij shteti kanë blerë shërbimet Kaspersky gjatë dy vjetëve të fundit. Këto institucione financohen nga buxheti shtetëror.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaloi përdorimin e programeve të tyre antivirus në të gjitha agjencitë shtetërore në vitin 2017 për shkak të akuzave për bashkëpunim me Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse (FSB), të cilat kompania i mohoi.

Në vitin 2018, Parlamenti Evropian kërkoi që institucionet e Bashkimit Evropian të ndalonin përdorimin e produkteve të kompanisë ruse në pajisjet e tyre.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times April 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Juric: Fitorja ndaj Athletic Bilbao është detyrim

Kosova Times Kosova Times September 25, 2024
Conte pas barazimit ndaj Udineses: Meritonim më shumë
Sulm seksual ndaj gruas në Zubin Potok
Takimi më 2 maj në Bruksel dhe urgjenca për zbatimin e marrëveshjes – Kurti në Forumin Ekonomik në Delphi takohet me Stuart Peach
Cakolli nga KDI: LVV-ja prin në kryetarë, LDK-ja në kuvendet komunale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?