Wednesday, November 25, 2026
HomepafilterTirana pret sot Forumin e Investimeve të BE-së me gjashtë vendet e...

Tirana pret sot Forumin e Investimeve të BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

ATSH/  Tirana do të presë sot dhe nesër Forumin e Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, një aktivitet dyditor që do të mbledhë përfaqësues të institucioneve europiane, bankave ndërkombëtare, fondeve të investimit, sipërmarrës dhe drejtues kompanish nga rajoni dhe Europa.

Forumi do të shërbejë si një platformë për të diskutuar mundësitë e financimit të sipërmarrjeve, nxitjen e inovacionit dhe zgjerimin e investimeve në sektorë strategjikë, si energjia, teknologjia, infrastruktura digjitale dhe shërbimet, me fokus rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e tyre në tregun europian.

Në mesin e pjesëmarrësve të nivelit të lartë janë ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe ish-kryeministrat italianë Massimo D’Alema dhe Enrico Letta, ky i fundit përmes pjesëmarrjes online. Në forum do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Europiane të Investimeve (BEI) dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sipërmarrjeve inovative. Në ditën e parë do të prezantohen gjashtë startup-e nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të përzgjedhura për të paraqitur potencialin e inovacionit dhe zhvillimit teknologjik në rajon.

Përfaqësues të fondeve të investimit dhe institucioneve financiare do të diskutojnë mekanizmat për mobilizimin e kapitalit, financimin e rritjes së kompanive dhe mbështetjen e sipërmarrjeve inovative. Në fokus do të jenë gjithashtu perspektiva makroekonomike e rajonit, investimet në kapital, infrastruktura digjitale dhe zhvillimi i sektorit të shërbimeve. Dita e dytë do t’i kushtohet kapitalit njerëzor, aftësive profesionale dhe produktivitetit, si faktorë që ndikojnë në tërheqjen e investimeve. Një tjetër sesion do të trajtojë teknologjitë e pastra dhe rolin e tyre në rritjen e konkurrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor dhe integrimin industrial europian.

Në panelin e nivelit të lartë, ku do të marrin pjesë Charles Michel, Massimo D’Alema dhe Enrico Letta, diskutimet do të përqendrohen te kompleksiteti ekonomik, politika industriale, e ardhmja e rritjes dhe potenciali investues i Ballkanit Perëndimor në kuadër të konkurrueshmërisë europiane.

Punimet e forumit do të përmbyllen më 26 nëntor me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Forumi synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes investitorëve, institucioneve financiare dhe bizneseve të rajonit, duke nxitur projekte të përbashkëta dhe mundësi të reja financimi në procesin e afrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

AGJENDA E PLOTË E FORUMIT TË INVESTIMEVE BE-BALLKANI PERËNDIMOR

DITA E PARË – 25 NËNTOR 2026

08:15–09:15 | Regjistrimi

09:15–09:40 | Sesioni i hapjes

  • Ali Aslan, moderator i ceremonisë – Fjalë mirëseardhëse
  • Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë
  • Kerstin Jorna, drejtore e përgjithshme e DG GROW, Komisioni Europian

09:45–10:00 | Fjala e Lars-Hendrik Roller

  • Lars-Hendrik Roller, themelues dhe kryetar i Berlin Global Dialogue

10:10–11:00 | SESIONI PLENAR I: Prezantimi i gjashtë startup-eve të Ballkanit Perëndimor

Prezantime nga gjashtë startup-e të rajonit, të përzgjedhura për të pasqyruar potencialin e Ballkanit Perëndimor.

Moderator: Stephane Ouaki, shef departamenti, EISMEA, Këshilli Europian i Inovacionit (EIC).

  • Julia Hoxha, bashkëthemeluese dhe CEO, Tidda, Shqipëri
  • Saša Gostić, drejtor, Back to Balance Healthcare Group Ltd., Bosnjë dhe Hercegovinë
  • Shpend Ahmeti, bashkëthemelues dhe drejtor menaxhues, Data4X, Kosovë
  • Miroslav Bojović, CEO, ONEAI/AIHeal, Mali i Zi
  • Simeon Markoski, themelues, Silyze, Maqedonia e Veriut
  • Dušanka Ilić, themeluese dhe CEO, Beyond42, Serbi

11:30–12:30 | SESIONI PLENAR II: Mobilizimi i investimeve për sipërmarrjet inovative

Moderatore: Magdalena Kouneva, shefe e sektorit për Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Investimet, DG ENEST, Komisioni Europian.

  • Stephane Ouaki, shef departamenti, EISMEA, Këshilli Europian i Inovacionit (EIC)
  • Uranik Begu, drejtor menaxhues, Plug and Play
  • Eli Zhabevska, drejtuese, South Central Ventures
  • Ana-Marija Popović, partnere e përgjithshme, KOLO Ventures
  • Alberto Didoni, menaxher portofoli, Development Guarantee Group
  • Alexandre Hugo Laure, specialist i lartë për sektorin privat, Praktika Globale për Financën, Konkurrueshmërinë dhe Inovacionin (FCI), Grupi i Bankës Botërore

13:45–14:00 | Ballkani Perëndimor: Perspektiva makroekonomike

  • Ricardo Giucci, drejtues i Ekipit Ekonomik Gjerman (German Economic Team)

14:00–15:00 | SESIONI PLENAR III: Financimi i rritjes – Mobilizimi i investimeve në kapital

Moderator: Christophe Galand, zëvendësdrejtor dhe shef i Njësisë për Strategjinë Rajonale dhe Investimet në Ballkanin Perëndimor, DG ENEST, Komisioni Europian.

  • Marko Hinic, partner, Integral Capital
  • Igor Čičak, themelues dhe CEO, Provectus
  • Anush Simonyan, drejtor menaxhues, Amber Capital
  • Borislav Kostadinov, drejtor i fondit, Green for Growth Fund (GGF)
  • Ersida Docaj, drejtore e asociuar dhe drejtuese rajonale për Teknologjinë, Median dhe Telekomunikacionin (TMT), BERZH

15:30–16:30 | SESIONI PLENAR IV: Infrastruktura digjitale – Ndërtimi i platformës së ardhshme industriale të Europës

Moderator: Hoa-Binh Adjemian, shef i Njësisë për Angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST, Komisioni Europian.

  • Zana Tali, drejtore e përgjithshme, 3CIS
  • Hanna Loikkanen, drejtore kryesore e investimeve, FinnFund
  • Anastas Mishev, profesor dhe koordinator rajonal i Forumit të Europës Juglindore GÉANT (SEE-Forum)
  • Taavi Einaste, CEO për Lindjen e Mesme dhe tregjet në zhvillim, Nortal

16:30–17:30 | SESIONI PLENAR V: Diskutim i hapur mbi investimet – Sektori i shërbimeve si modeli i ardhshëm i rritjes për Ballkanin Perëndimor

Moderator: Hoa-Binh Adjemian, shef i Njësisë për Angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST, Komisioni Europian.

  • Pranvera Kastrati, drejtore e CEFTA-s
  • Bruno Papaj, bashkëthemelues dhe CEO, Vega Group
  • Miroslav Virijević, drejtor financiar (CFO), HTEC
  • Vigan Disha, drejtor kryesor i biznesit (CBO), Speeex
  • Nenan Novovic, CEO, Amplitudo
  • Djuro Stojanovic, CEO, Uhura Solution
  • Ivan Petrović, drejtor teknologjik (CTO), Ananas e-commerce

DITA E DYTË – 26 NËNTOR 2026

10:30–11:00 | Hapja e punimeve të konferencës

  • Ali Aslan, moderator i aktivitetit – Fjalë mirëseardhëse
  • Ferit Hoxha, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë
  • Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST), Komisioni Europian

11:35–12:45 | SESIONI PLENAR VI: Talenti, aftësitë dhe produktiviteti – Zhbllokimi i investimeve përmes kapitalit njerëzor

Moderatore: Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë.

  • Arturas Piliponis, partner në EY dhe drejtues i EU4Digital Facility, Ernst & Young (EY)
  • Gianluca Ciminata, CEO i Lutech Balkans dhe drejtues i organizatës BrAIn Learning Organization
  • Petar Ninovski, themelues dhe CEO, Brainster Group
  • Frieder Wöhrmann, drejtues ekipi në Njësinë Menaxhuese të Fondit Rajonal të Sfidave (Regional Challenge Fund), KfW
  • Richard Amor, drejtor për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Banka Europiane e Investimeve (BEI)

13:15–14:30 | SESIONI PLENAR VII: Teknologjitë e pastra si katalizator për konkurrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin industrial europian

Moderator: Mauro Di Veroli, shef i bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Europian në Serbi.

  • Viktor Garbev, zëvendëspresident ekzekutiv, CWP
  • Jorge Oses, drejtor i zhvillimit të biznesit për Europën, Enhol Group
  • Dimitrios Dimou, CEO, TITAN Albania
  • Dejan Markovic, drejtor i përgjithshëm për Serbinë, Schneider Electric
  • Francesco Corbo, drejtor rajonal për Energjinë në Ballkanin Perëndimor dhe Kroaci, BERZH
  • Rima Le Coguic, drejtore rajonale për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Europiane, AFD

15:30–17:00 | PANELI I: Kompleksiteti ekonomik, politika industriale dhe e ardhmja e rritjes – Konkurrueshmëria e Europës dhe potenciali i investimeve në Ballkanin Perëndimor

Moderator: Ali Aslan, drejtues i ceremonisë.

  • Keyu Jin, profesoreshë në Universitetin e Hong-Kongut
  • Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë (pjesëmarrje online)
  • Charles Michel, ish-president i Këshillit Europian
  • Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë

17:30–18:30 | Fjalimet përmbyllëse

  • Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  • Marta Kos, komisionere europiane për Zgjerimin.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram