Rreth orës 21:10 sonte, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ndërsa viktimë ka mbetur një person rreth 74-vjeçar, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për procedura të mëtejshme. Njësitet policore relevante, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, janë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

