Katër persona dyshohet se kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi në Vjenë nga rrëzimi i skelave, tre nga ta nga Kosova. Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ngushëlluar familjet e viktimave.
Katër persona kanë humbur jetën pas shembjes së një skelë në oborrin e një ndërtese banimi në distriktin e nëntë të Vjenës, një zonë e njohur për ndërtesat e saj luksoze, njoftoi, të martën, policia austriake.
Sipas gazetës zvicerane Albinfo.ch, tre ta janë shqiptarë nga Kosova, kurse viktima e katërt është nga Bosnja.
Shkaqet e shembjes dhe lloji i punimeve që po kryheshin nuk janë të qarta ende, ndërsa ndërtesa ku ndodhi incidenti është e vjetër dhe përfaqëson arkitekturën tipike të shekullit të 19-të në këtë zonë. Hetimet për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë janë duke vazhduar, raporton Reuters.
Mes të ndjerëve, sipas një postimi të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është edhe bashkëkombasi ynë, Pajtim Bajrami, nga Klina e Poshtme e Kosovës. Lushtaku, me këtë rast shprehu dhimbjen e thellë për humbjen tragjike.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombasit tonë, Pajtim Bajrami. Kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën. Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh familjes Bajrami, si dhe familjeve të tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën po në këtë tragjedi. Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook

