Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëQeveria miraton Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028

Qeveria miraton Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë dy ligje që do t’i kenë prioritet.

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, ka theksua Kurti në mbledhjen e Qeverisë që është mbajtur të premten.

Po ashtu Qeveria miratoi edhe Projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive si dhe Projekt-programin e vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike.

Gjithashtu Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit Nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017, pjesa e parë si dhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit Nr. 3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për programin IPA 2018.

Ekzekutivi e ka miratuar edhe Projekt-rregulloren për procedurën e shqyrtimit administrativ të akteve të komunave.

Gjithashtu Qeveria ka marrë vendim që të themelojë ndërmarrjen publike lokale “Fushë-Kosova” Sh. A. në Fushë-Kosovë dhe ndërmarrjes publike lokale “Eko Drenasi” Sh. A., në Drenas.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram