Wednesday, September 9, 2026
HomeGjeopolitikOpinionAeroporti i Vlorës: Paradoksi i 2% dhe "Rënia" e Aksionerit Maxhoritar

Aeroporti i Vlorës: Paradoksi i 2% dhe “Rënia” e Aksionerit Maxhoritar

Shkruan Myzejene Selmani

Situata aktuale në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport (VIA sh.p.k.) po shndërrohet në një precedent të rrezikshëm për sigurinë juridike në Shqipëri. Një aksioner minoritar me 2% të kuotave (2A Group sh.p.k.), përmes vendimeve të diskutueshme të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka arritur të paralizojë aksionerin maxhoritar me 98% (Mabco Construction SA), duke marrë kontrollin de-facto të projektit.

Kjo nuk është thjesht një përplasje tregtare, por një shkelje teknike e kushteve të tenderit dhe Marrëveshjes së Koncesionit.

Rënia e Kujdesit të Duhur (Due Diligence) dhe Kriteret e Kualifikimit

Sipas Dokumenteve të Tenderit (RFP), koncesioni i është dhënë konsorciumit bazuar në Kapacitetin Teknik dhe Fuqinë Financiare të operatorit kryesor.

Mabco Construction SA (Pjesë e Mabetex Group) ofroi garancitë teknike, përvojën në ndërtime komplekse dhe xhiron vjetore shumëmilionëshe të kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).

2A Group sh.p.k., me një profil modest në tregun lokal, nuk përmbush asnjë nga kriteret kualifikuese për të qenë “Lead Member” (Anëtar Kryesor) apo operues i një aeroporti të Kategorisë 4E.

Po ashtu ka implikim teknik : Nëse Mabco Construction përjashtohet nga vendimmarrja dhe zbatimi, SPV-ja (VIA sh.p.k.) humbet automatikisht “legjitimitetin teknik”. Sipas ligjit për Koncesionet, çdo ndryshim në strukturën e konsorciumit që prek kriteret e kualifikimit duhet të miratohet paraprakisht nga Autoriteti Kontraktues

Bllokimi i Linjave të Financimit: 150 Milionë Euro në Rrezik

Një projekt i përmasave të Aeroportit të Vlorës kërkon likuiditet të lartë dhe garanci sovrane/bankare. Raportohet se rreth 150 milionë euro financim janë siguruar përmes linjave të kreditimit ku kolateral është pasuria dhe emri i Mabco-s.

Deri më sot, janë investuar afro 90 milionë euro në punime civile, infrastrukturë rrugore dhe pistë, kryesisht nga kapitali dhe makineritë e maxhoritarit.

Me largimin e detyruar të Mabco-s, pyetja teknike është: Mbi ç’bazë financiare do të vazhdojë 2-përqindëshi ndërtimin? Pa mbështetjen e maxhoritarit, projekti rrezikon “default” (falimentim teknik) brenda pak muajsh.

 Pavlefshmëria e SPV-së dhe Shkelja e Nenit 13

Marrëveshja e Koncesionit (Neni 13) specifikon se pezullimi i të drejtave të aksionerit maxhoritar pa një proces të rregullt ligjor ndërkombëtar (Arbitrazh) përbën një Ngjarje të Shkeljes nga Autoriteti” ose ndërhyrje të paligjshme.

Kur eshte fjala te masa e Sigurimit, Gjykatat e Tiranës kanë përdorur “masën e sigurimit të padisë” për të pezulluar të drejtat e votës së Mabco-s. Ky mjet juridik është përdorur në mënyrë disproporcionale, duke transferuar kontrollin e një aseti 100+ milionë euro te një subjekt me kapital minimal.

Pa stafin inxhinierik dhe ekspertizën e Mabetex, çdo certifikim i punimeve nga mbikëqyrësi bëhet i cenueshëm.

Perde Tymnaje  apo “Kapital i Errët”?

Ekziston një dyshim i bazuar se 2A Group po përdoret si një strukturë formale për të mbuluar interesa të tjerë. Aludimet për “para ruse” apo “kapital të paverifikuar” në këtë projekt nuk duhen injoruar. Agjencitë e Inteligjencës Financiare dhe organet e dekriminalizimit duhet të kryejnë një Vetting Financiar mbi aksionerin minoritar: A ka kapacitet 2A Group të mbulojë kostot operative mujore të një aeroporti? Kush janë garantët realë pas kërkesave të tyra gjyqësore?

Përfundim: Rruga drejt Arbitrazhit

Nëse shteti shqiptar (përmes MIE dhe Drejtësisë) vijon të tolerojë këtë “tjetërsim” të dhunshëm të aksioneve, pasojat do të jenë fatale. Mabco Construction ka paralajmëruar ndjekjen e çështjes në forumet ndërkombëtare. Për opinionin kjo do të thotë: Vonesë e pafundme e hapjes së Aeroportit të Vlorës. Gjoba miliona euro në Arbitrazh që do të paguhen nga buxheti i shtetit. Dhe humbje besimit të investitorëve të tjerë strategjikë.

Rikthimi i ligjshmërisë dhe respektimi i kuotave të kapitalit (98% vs 2%) nuk është vetëm çështje drejtësie, por emergjencë kombëtare për të shpëtuar projektin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram