Ministrja e Drejtësisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, ka theksuar se sundimi i ligjit nuk është opsion, por detyrim i Republika e Kosovës, duke e cilësuar atë si themel për drejtësi të barabartë dhe institucione funksionale.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çdo abuzimi me pushtetin mbetet prioritet, duke shtuar se pa një sistem të fortë drejtësie nuk mund të ketë shtet të fortë ligjor.
Gërvalla bëri të ditur se në kuadër të Ministria e Drejtësisë, Qeveria ka ndarë 44.6 milionë euro për vitin 2026, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 29 milionë euro sa ishte në vitin 2020.
Sipas saj, këto mjete do të shërbejnë për forcimin e kapaciteteve institucionale, përshpejtimin e reformave në drejtësi, avancimin e digjitalizimit, mbështetjen e sistemit korrektues dhe fuqizimin e mekanizmave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ligji nuk negociohet dhe askush nuk është mbi ligjin”, ka theksuar Gërvalla, duke nënvizuar përkushtimin për konsolidimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit në vend.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdonikagervallakosova%2Fposts%2Fpfbid02yLxZv6Rd1YJLPRPZSs1wWvvpd86DTVRUaB6UanKCDWtvCKRkLhqpKmW7aizgA7xHl&show_text=true&width=500

