Monday, June 15, 2026
HomeLajmeKosovëNdalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Kryeqytet

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Kryeqytet

Komuna e Prishtinë ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve bujqësore se nga sot është i ndaluar qarkullimi i motokultivatorëve, multikultivatorëve dhe makinave të tjera të destinuara për punë bujqësore në rrugët publike të kryeqytetit.

Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi, sipas vendimit të kryetarit të komunës, Përparim Rama.

Komuna apelon tek qytetarët dhe bizneset për respektimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe ka për qëllim sigurinë në trafikun urban dhe rregullimin e qarkullimit në zonat urbane.

Në rast shkeljeje, autoritetet do të veprojnë sipas Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe rregulloreve komunale.

Mund të jetë një imazh i teksti
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram