Komuna e Prishtinë ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve bujqësore se nga sot është i ndaluar qarkullimi i motokultivatorëve, multikultivatorëve dhe makinave të tjera të destinuara për punë bujqësore në rrugët publike të kryeqytetit.
Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi, sipas vendimit të kryetarit të komunës, Përparim Rama.
Komuna apelon tek qytetarët dhe bizneset për respektimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe ka për qëllim sigurinë në trafikun urban dhe rregullimin e qarkullimit në zonat urbane.
Në rast shkeljeje, autoritetet do të veprojnë sipas Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe rregulloreve komunale.


