Ka dhënë dorëheqje presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
Kjo pasi Italia ka dështuar të kualifikohet për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi dhe i pari i futbollit italian është përballur me presion të paprecedentë.
Gravina e ka komunikuar vendimin e tij në një takim vendimtar me bordin drejtues.
Takimi, i menduar fillimisht si një moment analize pas humbjes ndaj Bosnë – Hercegovina, është shndërruar në një diskutim kyç për të vendosur mbi të ardhmen e presidencës së federatës.
Në këtë takim, Gravina ka biseduar me presidentët e Serie A, Serie B dhe Lega Pro, duke shpallur vendimin përfundimtar.
Kësisoji ai i ka dhënë fund epokës së tij, që kishte nisur në vitin 2018, duke hapur zyrtarisht një kapitull të ri në drejtimin e futbollit italian.
Këshilli federal i planifikuar për javën e ardhshme nuk do të mbahet, ndërsa zgjedhjet për pozitat e reja do të zhvillohen më 22 qershor.

