Wednesday, May 27, 2026
HomepafilterVdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive

Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive

Policia ka njoftuar se një person ka vdekur dje në Lipjan, pasi derisa po luante në një fushë sportive, i është keqësuar papritur gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar në tokë.

Në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit, më 3 prill 2026 rreth orës 17:35, është raportuar për vdekjen e një mashkulli kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram