By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nga një bordello në Gazprom
July 29, 2025
Tusk: 32 persona të dyshuar për sabotim dhe përmbysje të pushtetit u arrestuan në Poloni
July 29, 2025
Numri i njerëzve të vrarë në Gaza ka tejkaluar 60,000
July 29, 2025
Në sy të fëmijëve vritet cifti në park
July 29, 2025
FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit që u hodh në Ujman
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OBSh paralajmëron dimër “brutal” në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OBSh paralajmëron dimër “brutal” në Ukrainë
Rajon / Botë

OBSh paralajmëron dimër “brutal” në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 4:49 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka paralajmëruar për afrimin e një “dimri brutal” në Ukrainë, pasi sulmet e vazhdueshme ruse me raketa kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe shëndetësore.

Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSh, ka thënë përmes një deklarate më 14 tetor, se do të vazhdojë ndihma për Kievin, pasi organizata do të jetë aktive në Ukrainë “për kohë të gjatë”.

Kluge ka paralajmëruar se dimri do ta bëjë mbijetesën edhe më të vështirë për ukrainasit që janë në zonën e luftës, dhe ka bërë thirrje për riparim të menjëhershëm të qendrave të shkatërruara shëndetësore, si pasojë e sulmeve ruse.

“Prioriteti kryesor është që të veprohet ndaj dëmit që është shkaktuar në qendrat mjekësore si pasojë e sulmeve të fundit. OBSh ka konfirmuar të paktën 620 sulme në qendrat shëndetësore prej nisjes së luftës në muajin shkurt. Ne duhet të rrisim mbështetjen për procesin e rindërtimit”, ka thënë Kluge.

“Shumë njerëz në Ukrainë janë duke jetuar në situatë të pasigurt, duke u bartur nga një lokacion te tjetri, dhe duke jetuar në objekte pa qasje në sistemet e ngrohjes”, ka paralajmëruar ai.

“Shkatërrimi i shtëpive dhe mungesa e rrymës apo energjisë, për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, mund të bëhet çështje jetë a vdekje, nëse njerëzit nuk do të mund të ngrohin shtëpitë e tyre”.

Një zyrtar i OBSH-së ka thënë që më shumë se 800.000 shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar në Ukrainë, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt, duke shtyrë mijëra njerëz që të jetojnë në qendra kolektive apo objekte të dëmtuara.

Sipas tij, qendrat kolektive rrisin rrezikun për përhapje të sëmundjeve infektive, siç është koronavirusi.

“Analizat e fundit ekonomike nga Banka Botërore sugjerojnë se lufta mund të përballë 60 për qind të popullsisë nën linjën e varfërisë”, ka thënë Kluge, duke bërë thirrje për një “udhërrëfyes urgjent” për të zgjeruar ofrimin e shërbimeve shëndetësore në muajt në vijim.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Nga një bordello në Gazprom

Tusk: 32 persona të dyshuar për sabotim dhe përmbysje të pushtetit u arrestuan në Poloni

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza ka tejkaluar 60,000

Në sy të fëmijëve vritet cifti në park

Pamjet e ndëshkimit brutal të dezertorëve rusë po përhapen

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vendet evropiane që janë më të lirat për të studiuar

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
Izraeli do të dërgojë delegacion për rinisjen e bisedimeve për armëpushim
Martinez me fjalë të mëdha për Slloveninë
OJQ-të kosovare nderojnë me homazhe liderin opozitar rus Navalny
Trepça triumfon ndaj Vëllaznimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?