Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëUlutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë e rajon

Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë e rajon

KFOR ka njoftuar se komandanti i misionit, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Prishtinë gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar të Greqisë, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe rolin e KFOR-it në Kosovë.

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar të Forcave të Armatosura të Greqisë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutash riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

Po ashtu, ai shprehu mirënjohje për kontributin e kahershëm të Greqisë në misionin e KFOR-it. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATOKFOR%2Fposts%2Fpfbid0wKUWA7yE3mKKZzk2VbwgezUcSgxKLBYXEQmtELRMwxbtzqq5Gkeg6LueA6BRU7ifl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram