Sunday, June 21, 2026
HomeLajmeKosovëIPK arreston zyrtarin policor me dyshimet për ngacmim

IPK arreston zyrtarin policor me dyshimet për ngacmim

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmim”.

“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga ankuesja e cila ka denoncuar rastin në të cilin zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme. Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram