Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeMaqedonci: Hapet konkursi për 320 ushtarë aktivë në FSK

Maqedonci: Hapet konkursi për 320 ushtarë aktivë në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook hapjen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Maqedonci u ka bërë thirrje të rinjve që kanë guxim, disiplinë dhe përkushtim ndaj uniformës së ushtrisë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e forcës që, sipas tij, mbron paqen dhe të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se shërbimi në FSK është një mundësi për t’i shërbyer vendit me nder dhe krenari, duke ftuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram