Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeProkuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuar për fajde

Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuar për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurve F.B. dhe L.G., të cilët ndodhen në ndalim 48-orësh, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit nga dhjetori i vitit 2025 deri në shkurt 2026, në bashkëkryerje, i kanë dhënë hua të dëmtuarit B.K. një shumë parash me kushte jashtëzakonisht të pafavorshme, duke shfrytëzuar gjendjen e tij të rëndë financiare. Bëhet e ditur se për shumën e marrë, viktima ishte detyruar të paguante kamatë mujore prej 100 për qind.

Tutje, sipas rastit, pasi i dëmtuari nuk ka arritur të kthejë borxhin, të dyshuarit nuk kanë pranuar shtyrje afatgjate të pagesës, duke i dhënë vetëm një muaj shtesë. Në pamundësi për të siguruar mjetet, i dëmtuari ka njoftuar policinë.

Në kuadër të hetimeve, prokuroria ka sekuestruar para të gatshme, pajisje elektronike dhe prova të tjera materiale që lidhen me rastin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram