Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëPresidenti i Letonisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë 

Presidenti i Letonisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë 

Presidenti i Letonia, Edgars Rinkēvics, ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Në mesazhin e tij, Rinkēvičs shprehu urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe për popullin e Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi mbështetjen e fuqishme të Letonisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe angazhimin e vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, njofton zyrra për informim e Presidencës.

Presidenti letonez gjithashtu falënderoi për shkëmbimet e nivelit të lartë gjatë vitit të kaluar, të cilat kanë forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe, dhe riafirmoi gatishmërinë për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram