Thursday, June 18, 2026
HomeSportPrishtina e re mposht Drenicen

Prishtina e re mposht Drenicen

Prishtina e Re ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Prishtinasit triumfuan në udhëtim duke mundur Drenicën, me rezultat 2-0, të hënën pasdite në ndeshjen e fundit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Lorik Dobratiqi më një gol të bukur në minutën e 41-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 1-0, ekipin mysafirë, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë e kësaj ndeshje.

Në pjesëlojën e dytë, Prishtina e Re gjen edhe golin e dytë. Sërish në skenë del Dobratiqi, i cili në minutën e 58-të dyfishon avantazhin e skuadrës udhëtuese në 2-0, duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitore, Prishtina e Re arrin në kuotën e 21 pikëve sa  ka edhe Drenica, kjo e fundit bie në pozitën e fundit të tabelës. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram